Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zbulohen detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Kolumbi: Ndaj Artur Tushit u derdhën 11 plumba
Detaje të reja janë zbuluar për Artur Tushin, shqiptarin që u ekzekutua nga një vrasës me pagesë në afërsi të banesës së tij në Medelin të Kolumbisë. Ndaj 44 vjeçarit shqiptar u derdhën plotë 11 plumba të cilat i morën jetën në vend ndërsa autori I vrasjes, një 35-vjeçar venezuelian u arrestua 19 kilometra larg vendit të krimit. Policia kolumbiane bëri me dije se killeri I shqiptarit ishte paguar në dollar gjë e cila ngre dyshime se krimi lidhet me përplasje kriminale ndërkombëtare në qytet.Artur Tushi i njohur në Shqipëri me nofkën “Qoti”, është me origjinë nga fshati Raboshtë në Lezhë. 44 vjeçari shqiptar rezulton se në vitin 2017 gjatë kohës që jetonte dhe punonte në Itali është rrëmbyer. Ai u rrëmbye në zonën mes Fushë-Milotit dhe fshatrave pranë rrugës kombëtare Milot–Burrel, ndërsa po udhëtonte me makinën e tij,...