Vrasja e gjyqtarit/ Salianji: Të hetohen ish-ministrat e Brendshëm! Albana Koçiu të dorëhiqet!

Vrasja e gjyqtarit/ Salianji: Të hetohen ish-ministrat e Brendshëm! Albana Koçiu të dorëhiqet!

Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji shprehet se institucionet ligjzbatuese kanë dështuar të garantojnë sigurinë e gjyqtarëve. Në një reagim, Salianji i referohet shkresës së KLGJ e cila u bë publike sot lidhur me marrjen e masave nga Policia e Shtetit pranë gjykatave. Një ditë më parë vendi u trondit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit ku u qëllua për vdekje me tre plumba nga Elvis Shkambi, ky i fundit palë në një proces gjyqësor pronësie. Ish-deputeti demokrat kërkon marrjen nën hetim të ish-ministrave të Brendshëm, për shpërdorim detyre, ndërsa thekson se ministrja aktuale e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu duhet të japë dorëheqje. “Ky dështim nuk është rastësor është pasojë e një qeverisjeje që prej...