Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
VIDEO/ Rrëzohet helikopteri në Kaliforni, plagosen tre anëtarë të ekuipazhit
Një helikopter i shërbimit ajror mjekësor u rrëzua natën e kaluar në një zonë të populluar në Sacramento, Kaliforni, duke lënë të plagosur tre persona. Fatmirësisht, në bord nuk ndodhej asnjë pacient në momentin e aksidentit. Ngjarja ndodhi pranë 59th Street, në pjesën lindore të qytetit, konfirmoi kryebashkiaku i Sacramentos, Kevin McCarthy, përmes një postimi në rrjetin X. Sipas tij, të mbijetuarit u transportuan menjëherë në spital për trajtim. Kompania REACH Air Medical Services, që operon helikopterin, konfirmoi incidentin dhe njoftoi se po heton rrethanat e aksidentit dhe gjendjen shëndetësore të ekuipazhit. “Jemi duke mbledhur të gjitha informacionet në lidhje me situatën dhe po ndjekim nga afër gjendjen e anëtarëve të ekuipazhit, të cilët janë dërguar në spitalet lokale,” thuhet në deklaratën e saj. OMG!...