Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Dy vjet nga sulmi i Hamas! Izraeli kujton viktimat e 7 Tetorit, vijojnë bisedimet për fundin e luftës
Izraeli e shënon sot përvjetorin e dytë të sulmit terrorist të 7 tetorit 2023, ndërkohë që negociatorët izraelitë dhe ata të Hamasit po zhvillojnë bisedime të tërthorta për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare në Rripin e Gazës, në përputhje me një plan për paqe të propozuar nga Shtetet e Bashkuara. Dy vjet më parë,gjatë një festivali, militantë të udhëhequr nga Hamasi kaluan kufirin midis Gazës dhe Izraelit, duke sulmuar komunitete në jug të Izraelit dhe një festival muzike në shkretëtirë me armë zjarri, raketa dhe granata. Ata vranë rreth 1.200 persona dhe rrëmbyen 251 të tjerë të cilët i morëm me vete në Gaza. Pjesa më e madhe e pengjeve janë liruar të gjallë apo të vdekur gjatë negociatave të mëhershme në këto dy vite....