Deputetët nderojnë gjyqtarin! Mbahet një minutë heshtje në Komisione, kërkohet më shumë siguri

Deputetët nderojnë gjyqtarin! Mbahet një minutë heshtje në Komisione, kërkohet më shumë siguri

Puna e Komisioneve Parlamentare këtë të martë nisi me një minutë heshtje. Ngjarja tronditëse në Gjykatën e Apelit ku gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje gjatë seancës nuk u la jashtë vëmendjes në Komisionin e të Drejtave të Njeriut, ndonëse në fokus të mbledhjes ishte raportimi vjetori i Avokatit të Popullit. Ishte pikërisht kryetarja e këtij institucioni Erinda Ballanca, e cila kërkoi më shumë kushte dhe siguri për institucionet në mënyrë që të shmangen fatkeqësitë. “Sepse sado që kemi ngritur zërat për problematikat në Komision e Ligjeve, apo në raportet që ka bërë Avokati i Popullit, për ecurinë e Reformës në Drejtësi, ne nuk ia kemi dalë që të jemi pranë gjyqtarëve, të cilët kanë përjetuar një stres të jashtëzakonshëm, për shkak të procedurave...