Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Reforma dështoi”, Berisha për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja: Dëshmon shkallën ekstreme të pasigurisë në narkoshtetin shqiptar
Arma e shkrehur në sallën e gjyqit për Sali Berishën, është tregues i dështimit të reformës në drejtësi. “Dua të përsëris qëndrimin tim të prerë se nuk pajtohem kurrë me marrjen e jetës dhe aq më tepër ekzekutimin në detyrë të zyrtarëve për asnjë lloj arsye, ndaj dhe kam dënuar dhe dënoj me forcën më të madhe ekzekutimin e gjykatësit Kalaja në sallën e gjyqit. Absolutisht pranoj se ka patur gjatë qeverisjes time, dobësira dhe të meta. Por unë kam 12 vite jam larguar nga pushteti. Në 12 vite po të mos ndodhte kjo katastrofë, çështja e pronave nuk do të ekzistonte më, zgjidhej. Palët në konfliktin që i mori jetën gjyqtarit te Apelit kanë vënë nën akuzë ish-kryebashkikun Lorenc Luka. Ndonëse pranon se nuk e...