‘Kryeministri i detyruar të futet në fushatë për disbalancë’, Lela: Përballja për Tiranën do jetë Rama – Binaj!

‘Kryeministri i detyruar të futet në fushatë për disbalancë’, Lela: Përballja për Tiranën do jetë Rama – Binaj!

Për Drejtorin e Komunikimit në PD, Alfred Lela, kandidatura e Florjan Binajt pritet vetëm për t’u zyrtarizuar, i cili do të garojë në vendoret e pjesshme të Tiranës më 9 nëntor. Në një intervistë për Syri Tv, në edicionin e mesditës, Lela tha se për shkak të profilit të tij publik dhe angazhimit në kauza të ndryshme qytetare, Binaj është një figurë e njohur, për të cilën opozitës dhe PD i ka munguar dhe e ka kërkuar. Sipas Lelës, kandidati Florjan Binaj në të gjitha aspektet është një performator shumë më i mirë se kandidatja e mazhorancës, Ogerta Manastirliu, duke shtuar se në përballjejn e 9 nëntorit, kryeministrit do t’i duhet të futet në garë për të rregulluar disbalancën. Florjan Binaj mbetet për t’u zyrtarizuar,...