Goditet me thikë kryebashkiakja e sapozgjedhur e një qyteti në perëndim të Gjermanisë

Goditet me thikë kryebashkiakja e sapozgjedhur e një qyteti në perëndim të Gjermanisë

Kryetarja e sapozgjedhur e një qyteti në Gjermaninë perëndimore është qëlluar disa herë me thikë në hyrje të shtëpisë së saj. Iris Stalzer, nga Partia Social Demokratike (SPD) e qendrës së majtë, pësoi plagë të shumta me thikë, thanë burime të sigurisë për DPA të martën. Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar aktualisht në qytetin Herdecke, tha një zëdhënës i policisë në qytetin fqinj Hagen, pa dhënë detaje të mëtejshme. 57-vjeçarja Stalzer fitoi balotazhin për kryetar bashkie në Herdecke muajin e kaluar, gjatë zgjedhjeve lokale në shtetin e North Rhine-Westphalia. Ajo mundi rivalen e saj konservatore me 52.2% të votave. Nuk është e qartë, nëse akti ishte i motivuar politikisht. Kancelari gjerman Friedrich Merz shkroi në X: "Kemi marrë një mesazh për...