Ekzekutimi i ‘Qotit’ me 11 plumba mes Medelinit! PISTAT: Në Burrel u mor peng, po hetohej në Ekuador

Ekzekutimi i ‘Qotit’ me 11 plumba mes Medelinit! PISTAT: Në Burrel u mor peng, po hetohej në Ekuador

Artur Tushi TIRANË-Artur Tushi, nga fshati Raboshtë i Lezhës, i njohur me pseudonimin 'Qoti' u ekzekutua me 11 plumba nga një vrasës me pagesë më 5 tetor në Medellin, pranë qendrës tregtare Santa Fe në El Poblado. Autori një shtetas nga Venezuela u arrestua disa orë pas krimit nga Policia. Venezueliani është afruar me motoçikletë, e ka pyetur shqiptarin për emrin dhe pasi ka marrë konfirmimin ka qëlluar 11 herë në drejtim të shqiptarit për tu siguruar që e kishte kryer siç duhet punën e tij. Gazeta kolumbiane 'EL Tiempo' ka treguar detaje të reja nga ekzekutimi mafioz ndaj shqiptarit Artur Tushi, i cili u ekzekutua me 11 plumba në Kolumbi. Sipas mediave kolumbiane pagesa që iu bë venezuelianit 35-vjeçar, për të kryer vrasjen e Tushit,...