Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            ‘Ndërtimi dhe turizmi mbajnë gjallë ekonominë shqiptare’, Banka Botërore ngre alarmin: Vitin e ardhshëm…
                            Ndërtimi dhe turizmi po mbështesin rritjen ekonomike të Shqipërisë, ndërsa bujqësia vijon të bjerë, thotë në raportin e fundit Banka Botërore. Për vitin aktual ajo vlerëson se ekonomia do të rritet me 3.7%, ndërsa punësimi u rrit, i udhëhequr po nga sektori i shërbimeve, që sipas bankës kompensoi humbjet e vendeve të punës në bujqësi në tremujorin e parë të vitit 2025. Por, për vitin e ardhshëm e në vijim Banka Botërore paralajmëron një ngadalësim të rritjes ekonomike në 3.5%, për shkak të pasigurive në tregtinë globale dhe ndryshimeve në perspektivën ndërkombëtare. Megjithatë, në raport theksohet se Shqipëria mund të përfitojë nga negociatat me BE-në. “Një zbatim më i shpejtë i reformave të mbështetura nga BE-ja mund të përshpejtojë ritmin e rritjes së të ardhurave...