Denoncimi i PD: Thellohet skandali në Bashkinë Tropojë, “të fortët” e Edi Ramës sfidojnë për herë të dytë vendimin e KPP-së

Denoncimi i PD: Thellohet skandali në Bashkinë Tropojë, “të fortët” e Edi Ramës sfidojnë për herë të dytë vendimin e KPP-së

PD shprehet se, Bashkia Tropojë, nën drejtimin e përkohshëm të Znj. Zyra Islamaj – tashmë e marrë zyrtarisht si e pandehur nga SPAK për procedura tenderimi – ka sfiduar hapur vendimet e Komisionit të Prokurimit Publik (KPP). Pas vendimit të parë të KPP-së të datës 3 shtator 2025, i cili urdhëronte Bashkinë Tropojë të rivlerësonte procedurën e tenderit me objekt “Ndërtim i rrugës Auto Kika – Gj. Dragobisë – Qafë Paje”, me fond limit 82.9 milionë lekë, KPP është detyruar të ndërhyjë sërish me një vendim të dytë më datë 23 shtator 2025, duke ndaluar autoritetin kontraktor të vijonte me procedurën dhe duke urdhëruar rivlerësim sipas përcaktimeve të vendimit të marrë nga ky komision. Megjithatë, në kundërshtim të hapur me këtë vendim detyrues, më 3...