SEPA, Gonzato: Forcon lidhjet me BE; Sejko: Historike për tregun financiar shqiptar

SEPA, Gonzato: Forcon lidhjet me BE; Sejko: Historike për tregun financiar shqiptar

Sot hyn në fuqi nisja e transaksioneve të Shqipërisë në SEPA, zonën e pagesave në Euro, një hap historik që e vendos vendin në të njëjtin sistem pagesash me Bashkimin Evropian dhe vendet anëtare të saj. Në ceremoninë e nisjes së transaksionit të parë SEPA të Shqipërisë, ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, e cilësoi këtë moment si një arritje të prekshme për qytetarët dhe bizneset shqiptare, ku transaksionet do të jenë më të lira dhe më të shpejta. Futja e Shqipërisë në SEPA, tha Gonzato, do të ndihmojë në formalizimin e ekonomisë, përmirësimin e tregtisë dhe forcimin e lidhjeve ekonomike me BE-në. “Shqipëria dhe Mali i Zi  fillojnë funksionimin e transaksioneve me BE njësoj si çdo anëtar tjetër i kësaj zone përmes SEPA....