Kuqezinjtë udhëtojnë drejt Serbisë, sfida shoqërohet me masa të forta sigurie, zbulohet axhenda

Kuqezinjtë udhëtojnë drejt Serbisë, sfida shoqërohet me masa të forta sigurie, zbulohet axhenda

Të shtunën në orën 20:45 kombëtarja shqiptare e futbollit luan kundër Serbisë në Leskovac, sfidë kjo që vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Dueli nga dy kampet shihet si një finale, pasi rezultati është shumë i rëndësishëm për të përcaktuar ekipin e vendit të dytë në grup. Shqipëria mban vendin e dytë momental, por tanët kanë një ndeshje më shumë se Serbia dhe pikët janë jetike për ëndrrën amerikane. Nga ana tjetër, veç fushës, në Serbi po mendojnë të bëjnë një organizim sa më të mirë, duke harruar mbrëmjen e 14 tetorit 2014, kur huliganët serbë thyen sigurinë në stadiumin e Beogradit, u futën në fushë dhe dhunuan futbollistët e Shqipërisë. Kombëtarja kuqezi me Sylvinhon në krye është grumbulluar të hënën në Tiranë, ndërsa...