Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
U qëllua për vdekje nga Elvis Shkambi, shenja e plumbit në kompjuterin e gjyqtarit Astrit Kalaja (FOTO)
Vizion Plus ka siguruar foton ku duket shenja e plumbit në ekranin e kompjuterit, mbi tavolinën ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja. Ai shpalli vendimin për gjyqin, kur u qëllua nga Elvis Shkambi, nipi i palëve humbëse. Kalaja u qëllua për vdekje nga 30-vjeçari me tre plumba në gjoks. Ndërkohë që nga plumbat kanë mbetur të plagosur edhe Rakip dhe Ervis Kurtaj (babë dhe bir), të cilët kanë marrë plagë të lehta. Rakip Kurtaj ka marrë plumba në kraharor dhe në këmbë, ndërsa djali në dorë. Aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Pas aktit, autori ka dorëzuar armën e krimit, ndërsa ka deklaruar se e kreu veprimin pasi gjyqtari i kishte mohuar pronën me letra. /vizionplus.tv