Çmimet e eksportit të zarzavateve shqiptare në gusht, rritje vjetore 5.2%

Çmimet e eksportit të zarzavateve shqiptare në gusht, rritje vjetore 5.2%

Teksa sektori bujqësor në vendin tonë është në rënie, eksportet e prodhimeve bujqësore janë rritur si në vlerë, ashtu edhe në sasi këtë vit. Ky zhvillim lidhet me strukturimin e bujqësisë, ku shumë ferma të vogla po falimentojnë, ndërsa fermat e mëdha në sera po konsolidohen dhe po e orientojnë prodhimin drejt eksportit.Nga përpunimi i të dhënave zyrtare të INSTAT, rezulton se çmimi mesatar i eksportit për një kilogram zarzavate u rrit nga 84.6 lekë në gusht 2024, në 89.1 lekë për kilogram në gusht 2025, me një rritje prej 5.2%. Sipas të dhënave, eksportuesit përfituan si nga zgjerimi i volumit, ashtu edhe nga çmimet më të favorshme në tregjet e jashtme.Gjatë muajit gusht u eksportuan mbi 5,413 tonë zarzavate, nga 3,089 tonë në të...