Qytetarët e Kosovës po braktisin paranë e gatshme, përdorimi i kartave arrin në mbi 1.6 milionë

Qytetarët e Kosovës po braktisin paranë e gatshme, përdorimi i kartave arrin në mbi 1.6 milionë

Numri i kartave bankare në Kosovë vazhdon të shënojë rritje të qëndrueshme. Sipas raportit më të ri të Bankës Qendrore, në fund të vitit 2024 janë raportuar 1,684,034 karta aktive të klientëve – duke përfshirë karta debiti, krediti dhe të debiti të vonuar për individë e biznese. Përdorimi i kartave bankare në Kosovë po njeh rritje të ndjeshme, duke reflektuar një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si qytetarët kryejnë pagesat e përditshme.Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), gjatë vitit 2024 është regjistruar një rritje e qëndrueshme si në numrin e kartave në qarkullim, ashtu edhe në volumin e transaksioneve që kryhen përmes tyre – qoftë përmes POS terminaleve, ATM-ve apo blerjeve online.Vetëm gjatë vitit 2024 janë realizuar 1.37 milionë transaksione me...