Vrasja e gjyqtarit, Manjani: Reforma s’paska kthyer besimin e publikut te drejtësia, por urrejtjen!

Vrasja e gjyqtarit, Manjani: Reforma s’paska kthyer besimin e publikut te drejtësia, por urrejtjen!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja, duke e konsideruar ngjarjen jo vetëm një akt kriminal, por edhe një pasqyrë të zymtë të gjendjes së drejtësisë shqiptare. Manjani thekson se qëllimi i Reformës në Drejtësi ishte ngritja e besimit të publikut te drejtësia, por në vend të kësaj “është vendosur urrejtja”. Ai e quan këtë situatë “një dështim spektakolar” dhe shton se gjykatësi sot është zyrtari më i kërcënuar në Shqipëri: “E kërcënon shteti, e shan politika, e përgjon prokurori, e kërcënon pala humbëse.” Sipas ish-ministrit, pa gjyqtarë të mbrojtur dhe të qetë nuk mund të ketë drejtësi të paanshme. Ai apelon se “reforma e vërtetë në Shqipëri duhet të nisë me ndërtimin e një...