Kurti e akuzon Serbinë se po ndërhyn në zgjedhjet lokale në Kosovë

Kurti e akuzon Serbinë se po ndërhyn në zgjedhjet lokale në Kosovë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar Serbinë të martën se po ndërhyn në zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë duke bërë premtime për vende pune dhe përfitime financiare. Kurti tha se veprimet e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe të aktorëve të tjerë serbë, shtetërorë dhe joshtetërorë, “nuk mund të cilësohen ndryshe përveçse ndërhyrje në procesin e zgjedhjeve lokale të tetorit në Kosovë”. “Premtimet për vende pune, joshja përmes përfitimit të mbështetjes financiare, kushtëzimi dhe shantazhi me beneficione sociale dhe deklarimet e zyrtarëve shtetërorë të Serbisë, se vetëm Lista Serbe e mbron Serbinë në Kosovë, siç bëri së fundi ish-kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, e siç ka bërë vetë presidenti Vuçiç, janë metoda të përsëritura të ndërhyrjes së...