Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Vrasja e gjyqtarit, Ilir Proda mbërrin në sallën ku u qëllua për vdekje Astrit Kalaja
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka mbërritur sot në Gjykatën e Apelit, ku u vra me armë zjarri brenda në sallën e gjyqit, gjyqtari Astrit Kalaja. Gjykata e Apelit është e mbyllur, ndërsa janë anuluar të gjitha seancat gjyqësore. 30-vjeçari Elvis Shkëmbi qëlloi 3 herë mbi gjyqtarin Kalaja duke e lënë të vdekur, si dhe ka plagosur babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, palë kundërshtare në procesin gjyqësor. Pas aktit ai ka dorëzuar armën e krikmit ndërsa ka deklaruar se e kreu veprimin pasi gjyqtari i kishte mohuar pronën me letra. /vizionplus.tv