Berisha: Reformën e bënë Vlahutin e Donald Lu, njerëzit më të korruptuar që shkelën në Shqipëri. Nga regjistri i pronave janë shkulur 13 mijë fletë

Berisha: Reformën e bënë Vlahutin e Donald Lu, njerëzit më të korruptuar që shkelën në Shqipëri. Nga regjistri i pronave janë shkulur 13 mijë fletë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar me kritikat e forta ndaj reformës në drejtësi, duke e cilësuar atë një proces të dështuar dhe të manipuluar nga aktorë të huaj të korruptuar dhe nga vetë qeveria Rama. Berisha u shpreh se reformën e drejtësisë e kanë ndërtuar ambasadorët Vlahutin dhe Donald Lu, të cilët, sipas tij, janë “ndër njerëzit më të korruptuar që kanë shkelur ndonjëherë në tokën shqiptare”. Ai i akuzoi ata për presion politik, manipulim të opinionit publik dhe për bashkëpunim me fondacionin Soros në kapjen e sistemit të drejtësisë nga ekzekutivi. Duke folur edhe për çështjen e pronave, Berisha theksoi se gjatë kohës së qeverisjes së tij janë dhënë mbi 54 mijë vendime për kthimin dhe kompensimin e pronave, duke rikthyer...