Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Celibashi: Nuk do i rrimë pas derës presidentit, ta pyesim ‘a ke dekret tjetër’

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Celibashi: Nuk do i rrimë pas derës presidentit, ta pyesim ‘a ke dekret tjetër’

ilirjan celibashi ne komision TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi raportoi sot veprimtarinë institucionale të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2024 në mbledhjen e përbashkët të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. Një prej pikave që u diskutua në Komision ishte dhe dekreti i presidentit Bajram Begaj për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë e Tiranës. “KQZ është në pritje gjithmonë deri në momentin që del dekreti i presidentit. Në momentin që presidenti nxjerr dekretin, KQZ merret me procesin zgjedhor, nuk rri pas derës së presidentit dhe të pyesë ore ke ndonjë dekret tjetër. KQZ nuk është në autoritetin për të vlerësuar kushtetutshmërinë e dekreteve të Presidentit, por në kuptim të përgjegjësisë...