Berisha dënon ekzekutimin e gjyqtarit Kalaja: “Një krim shtetëror në narkoshtetin shqiptar”

Berisha dënon ekzekutimin e gjyqtarit Kalaja: “Një krim shtetëror në narkoshtetin shqiptar”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, duke dënuar me forcë ekzekutimin, por duke e cilësuar atë si një pasqyrë të pasigurisë ekstreme dhe kriminalitetit shtetëror në Shqipëri. Në një deklaratë, Berisha shprehu ngushëllimet për familjen e Kalasë dhe theksoi se “nuk pajtohet kurrë me marrjen e jetës, sidomos të zyrtarëve në detyrë”. Megjithatë, ai vuri në pah se ekzekutimi publik në sallën e gjyqit dëshmon nivelin e lartë të pasigurisë dhe mungesën e përgjegjësive nga shteti shqiptar. Berisha e cilësoi Shqipërinë si “narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë” dhe deklaroi se vrasja ngjitet në nivelin e krimit shtetëror, jo sepse plumbat u qëlluan nga shteti, por për shkak të mungesës së mbrojtjes dhe...