Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Fier/ Djali godet me thikë babain, arrestohet nga policia
Një ngjarje e rëndë familjare ka ndodhur këtë të martë në fshatin Mbrostar Ura, në Fier, ku një 25-vjeçar ka plagosur me mjet prerës babain e tij. Policia e Fierit njofton se ka arrestuar në flagrancë të riun me iniciale R. Xh., i cili dyshohet se e ka goditur babanë në dorë me një mjet prerës, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. I plagosuri është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. Xh., 25 vjeç, banues në fshatin Mbrostar Ura, pasi dyshohet se ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës, në dorë, babanë e tij”, thuhet në njoftimin zyrtar. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të...