Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Një armë që e shkrepën shumë duar
Nga Lorenc Vangjeli Këmbëzën e pistoletës që qëlloi gjyqtarin e shkeli një individ i vetëm, por pistoletën e tij e mbajtën në duar shumë e shumë protagonistë të tjerë. Janë bërë bashkë në krim personazhe politikë, individë të tjerë pa emër, akte të vjetër politikë dhe akte të miratuara rishtaz, halle të hershme dhe të rishpikura sërish nga hiçi. Atë armë e mbajti në duar dhe e mban sërish njëlloj gati për ta shkrepur një shoqëri e tërë e frustruar, e nervozuar, shpesh hipokrite e po aq shpesh edhe e pafajshme, edhe viktimë, edhe agresore. Një shoqëri që ka nevojë për drejtësinë e refuzuar, por që refuzon ta pronojë drejtësinë kur i del kundër interesit. Nëse ngjarja tragjike e gjykatës së apelit të Tiranës do...