Kryebashkiaku i Nju-Jorkut viziton Shqipërinë. Hotelin dhe transportin e mbulon qeveria

Kryebashkiaku i Nju-Jorkut viziton Shqipërinë. Hotelin dhe transportin e mbulon qeveria

Botuar fillimisht në anglisht në “New York Times” Me vetëm disa javë të mbetura në detyrë, kryebashkiaku i Nju-Jorkut, Eric Adams, ka vendosur të vizitojë një vend të ri në fund të mandatit të tij: Shqipërinë. Udhëtimi i tij, që nisi të dielën, ka zgjuar interes dhe kritika në SHBA, pasi shumë zyrtarë në Nju-Jork prisnin që Adams të kalonte ditët e fundit të mandatit duke u fokusuar në çështje të brendshme të qytetit. Sipas zëdhënëses së tij, Kayla Mamelak Altus, Adams ndodhet në Shqipëri për bisedime mbi bashkëpunimin ekonomik dhe turizmin, si dhe për takime me kryeministrin Edi Rama dhe anëtarë të kabinetit të tij. Ai do të qëndrojë në vend deri të enjten. Vizita e tij, e raportuar fillimisht nga rrjeti WNBC, u...