Lev Tolstoi: Nga na vjen e keqja?

Lev Tolstoi: Nga na vjen e keqja?

Nga Lev Tolstoi Një heremit jetonte në pyll, pa pasur frikë nga kafshët e egra. Heremiti dhe kafshët e egra kuveduan së bashku dhe e kuptuan njëri-tjetrin. Një herë, heremiti qe shtrirë, si rëndom, nën një pemë; aty u mblodhën një korb, një pëllumb, një dre dhe një gjarpër për të kaluar natën. Sesi ndodhi që kafshët filluan të kuvendojnë për zanafillën e së keqes në botë. Korbi tha: – E keqja vjen nga uria. Kur keni ngrënë dhe jeni të ngopur, uleni mbi një degë dhe krrokisni: gjithçka ju duket e gëzuar, e mirë dhe e hareshme; por provoni të qëndroni vetëm dy ditë pa ngrënë dhe nuk do të keni më zemër as të shikoni natyrën; ju ndiheni në ankth, nuk mund të...