Çka tha Arshi Pipa për Ismail Kadarenë dhe Dritëro Agollin në vitin 1992?

Çka tha Arshi Pipa për Ismail Kadarenë dhe Dritëro Agollin në vitin 1992?

Në 100-vjetorin e tij të lindjes, shkrimtarja Flutura Açka pati zgjedhur ta kujtojë Arshi Pipën përmes një artikulli që e ka shkruar për të mbi 18 vite më parë. Bëhet fjalë për një përmbledhje që Açka i bën fjalës së tij, gjatë rikthimit në atdhe, pas arratisjes nga vendi në vitin 1957. Artikulli është botuar në 22 korrik të vitit 1992 për “Fjala e lirë”, një nga gazetat e para të pavarura në Shqipëri. Pipa, gjatë një diskutimi të mbajtur në Universitetin e Elbasanit, prek disa nga problematikat më kritike të kohës, në cilësinë e publicistit, poetit, gjuhëtarit, përkthyesit e veçanërisht kritikut letrar. Në fjalën e tij, dhe duke iu përgjigjur interesit të medias dhe auditorit, ai shpalos pikëpamjet për dy nga shkrimtarët më të...