Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zbulimet në mekanikën kuantike, çmimin Nobel në Fizikë për vitin 2025 e marrin tre shkencëtarë
Çmimi Nobel në Fizikë për vitin 2025 iu është dhënë një trioje shkencëtarësh, një britaniku, një francezi dhe një amerikani, për zbulimet e tyre revolucionare në fushën e mekanikës kuantike. John Clarke, Michel Devoret dhe John Martinis do të ndajnë çmimin “për zbulimin e tunelizimit kuantik mekanik makroskopik dhe të kuantizimit të energjisë në një qark elektrik,” njoftoi të martën në një ceremoni në Stokholm, Suedi, Komiteti Nobel. Komiteti vlerësoi fituesit për faktin se “kanë treguar se vetitë e çuditshme të botës kuantike mund të bëhen konkrete në një sistem aq të madh sa mund të mbahet në dorë.” Vitin e kaluar, çmimi iu dha Geoffrey Hinton, shpesh i quajtur “Babai i Inteligjencës Artificiale”, dhe John Hopfield, për zbulimet e tyre themelore në mësimin e...