Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Vrasja e gjyqtarit Kalaja në krye të detyrës, Gjykatat bojkotojnë proceset gjyqësore
astrit kalaja TIRANË- Pas ngjarjes tronditëse të së hënës, ku mbeti i vrarë brenda sallës gjyqtari Astrit Kalaja nga Elvis Shkambi, shumica e gjykatave në vend kanë vendosur të bojkotojnë proceset gjyqësore. Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka pezulluar të gjitha proceset gjyqësore për 4 ditë, nga data 7 deri më datë 10. Përjashtim do të ketë vetëm për masat e sigurisë, të cilat do të zhvillohen normalisht. Edhe Gjykata e Shkodrës ka refuzuar të zhvillojë seancat. Në Gjykatën e Shkodrës nuk ka një vendim institucional për ndërprerjen e seancave gjyqësore, por me vendim personal gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët kanë bojkotuar gjyqet e planifikuara. Në Gjykatën e Lezhës janë ndërprerë të gjitha seancat gjyqësore. Vendimi është marrë në mënyrë unanime nga trupa e gjyqtarëve...