“Vetë e kërkove”/ U plagosën në sallën e gjyqit, zbardhet dëshmia e babë e bir: Na drejtoi armën, por s’kishte më plumba

“Vetë e kërkove”/ U plagosën në sallën e gjyqit, zbardhet dëshmia e babë e bir: Na drejtoi armën, por s’kishte më plumba

autori Elvis Shkambi-vitkima astrit kalaja TIRANË- Rakip dhe Ervis Kurtaj (babë e bir), të cilët u plagosën brenda sallës së gjyqit, ku u qëllua për vdekje gjyqtari Astrit Kalaja, kanë lënë Spitalin e Traumës një ditë pas ngjarjes së rëndë të regjistruar pranë gjykatës. Mësohet se të plagosurit, babë e bir, janë në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije se Rakip dhe Ervis Kurtaj kanë dëshmuar përpara oficerëve të policisë gjyqësore në lidhje me ngjarjen, teksa kanë rrëfyer momentet e panikut që kanë përfshirë të pranishmit në sallë. Sipas dëshmisë së tyre, ngjarja ka ndodhur brenda pak sekondash. Ashtu sikurse u raportua edhe më herët, dëshmitarët kanë pohuar se pasi gjyqtari Kalaja lexoi vendimin që ishte kundër familjes Shkambi...