Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Votimi nga jashtë sukses? Celibashi zbulon të gjitha të vërtetat pas zgjedhjeve të majit
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, duke iu përgjigjur pyetjeve gjatë raportimit në dy komisionet parlamentare, për veprimtarinë e KQZ-së, përsëriti sërish se i qëndron raportit të OSBE/ODIHR sa i përket zgjedhjeve të 11 majit. Ai tha se bashkëpunimi me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme ka qenë sukses dhe se ka kontribuuar në mënyrë pozitive në procesin e zgjedhjeve të këtij viti. Duke u ndalur te identifikimi elektronik, ai e vlerësoi si të suksesshëm teksa tha se në vitin 2021 ka pasur 10 mijë raste dublikimi, një shifër që tani është ulur në 1 mijë. Edhe votimin nga jashtë e konsideroi si sukses, ndërsa tha se “nuk dua që të sfidoj kënd, kur them se votimi nga jashtë ishte një sukses”. “Së pari në lidhje me raportin paraprak...