Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Mandela palestinez” në qendër të negociatave: Kush është Marwan Barghouti, i burgosuri që do të sjellë paqen
Një vit më parë, revista The Economist e quajti “i burgosuri më i rëndësishëm në botë”, ndërsa në Ramallah e thërrasin “Mandela palestinez”. Marwan Barghouti, prej 23 vitesh në burgjet izraelite, shihet nga shumë palestinezë si figura që mund të bashkojë popullin dhe të hapë një epokë të re në politikën palestineze. Emri i tij është kthyer sërish në qendër të bisedimeve që po zhvillohen në Sharm el-Sheikh për armëpushimin në Gaza dhe shkëmbimin e pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë. Hamasi ka kërkuar lirimin e tij dhe të Ahmad Saadat, liderit të Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës, si pjesë e marrëveshjes. Por qeveria izraelite është e ndarë. Ministrat ekstremistë Ben Gvir dhe Smotrich kanë kundërshtuar me forcë çdo ide për lirimin e Barghoutit,...