Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nga sot transaksionet e para në SEPA, Rama: Lehtësira të jashtëzakonshme për qytetarët dhe bizneset
Një hap i madh përpara në integrimin ekonomik të Shqipërisë me Bashkimin Europian u konkretizua sot me përfshirjen zyrtare të vendit në SEPA (Zona e Pagesave të Vetme në Euro). Kjo do të thotë se qytetarët dhe bizneset shqiptare mund të kryejnë tashmë transferta në euro drejt vendeve të BE-së me komisione minimale dhe në të njëjtat kushte si brenda Bashkimit Europian. Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë zhvillim si një tjetër sukses në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE, duke theksuar përfitimet e drejtpërdrejta që do të ndjejnë qytetarët dhe bizneset. “RRUGA DREJT ANËTARËSIMIT dhe suksesi në negociata, sjellin një LAJM SHUMË TË MIRË,” shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale. Sipas tij, nga sot, “qytetarët dhe bizneset shqiptare mund të kryejnë transferta në...