Zgjedhjet e 9 Nëntorit, socialistët i besojnë Florenc Dokës për Bashkinë e Cërrikut

Zgjedhjet e 9 Nëntorit, socialistët i besojnë Florenc Dokës për Bashkinë e Cërrikut

Është bërë publik edhe kandidati socialist që do të garojë për Bashkinë e Cërrikut. Gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku mëson se kryetari i komanduar Florenc Doka do të jetë kandidatura e socialistëve për këtë Bashki.Lexo edhe :Related Posts Si emri i Ervin Cecas në Berat, Altin Bojnit në Mat po ashtu edhe i Florenc Dokës në Cërriik, fillimisht duhet të kalojnë si propozime në Kryesinë e Partisë Socialiste për tu miratuar. Ndërkohë aty ku do zhvillohet beteja më e fortë, gara për Tiranës, PS ja ka besuar Ogerta Manastirliut, ndërsa PD-ja Florian Binajt. Zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 Bashki do të mbahen të dielën e 9 nëntorit. /vizionplus.tv