Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Spastrim etnik i serbëve në Kosovë”/ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i përgjigjet Serbisë: Akuza dhe pretendime të pabaza!
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë i është përgjigjur këtë të martë deklartës së lëshuar nga Ministria e Jashtme e Serbisë, ku pretendoi për ‘spastrim etnik të serbëve në Kosovë MEPJ e cilëson atë një përpjekje për të shtrembëruar historinë dhe për të hedhur hije mbi të ardhmen e rajonit. Në deklaratën zyrtare, Shqipëria hedh poshtë akuzat ndaj saj dhe Kosovës, duke i quajtur ato të pabaza dhe të mbështetura në një raport të diskredituar ndërkombëtarisht. REAGIMI I PLOTË: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreh keqardhjen e thellë për deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Republikës së Serbisë, të datës 4 tetor 2025, e cila përpiqet të rikthejë hijet e së shkuarës mbi një rajon që...