Kandidatura e Binajt, Alimehmeti replikon ndaj Shehajt: Të kërkuam takim, por nuk na u përgjigje

Kandidatura e Binajt, Alimehmeti replikon ndaj Shehajt: Të kërkuam takim, por nuk na u përgjigje

Ilir Alimehmeti, një prej anëtarëve të grupit negociator të PD-së për përzgjedhjen e kandidatit për Bashkinë Tiranë, ka deklaruar se i kanë kërkuar një takim me të gjitha forcat opozitare, përfshirë Partinë Mundësia për diskutimin e kandidaturës së Florjan Binaj, por Agron Shehaj nuk është përgjigjur. Postimi i Alimehmetit Drejtuar të nderuarve qytetarë dhe z. Shehaj: 1. Partia Demokratike ka qenë krejtësisht e hapur dhe ka respektuar çdonjë prej parimeve përzgjedhëse të kandidaturave që u diskutuan me forcat aleate dhe opozitare, madje ka pranuar edhe pikën e kandidaturës jopartiake të kërkuar nga vetë z. Shehaj publikisht. 2. Gjatë komunikimit të sotshëm zyrtar të Partisë Demokratike, z. Florjan Binaj u paraqit si kandidaturë që plotëson çdo parim bashkarisht të pranuar nga të gjitha forcat aleate. Grupi...