Kryebashkiaku i Nju Jorkut zbarkon në Tiranë, zbulohen detajet nga takimi i tij me Ramën dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë

Kryebashkiaku i Nju Jorkut zbarkon në Tiranë, zbulohen detajet nga takimi i tij me Ramën dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë

Kryebashkiaku në detyrë i Nju Jorkut, Eric Adams, ka mbërritur në Shqipëri për një vizitë zyrtare që, sipas zëdhënësit të tij, ka si qëllim forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe turistik mes dy vendeve. Adams, i cili pak ditë më parë njoftoi se nuk do të rikandidojë për një mandat të dytë, pritet të takohet me kryeministrin Edi Rama, si dhe me përfaqësues të qeverisë, parlamentit dhe sektorit privat shqiptar. Sipas deklaratës për NBC New York, vizita e Adams do të përfshijë takime me sipërmarrës, drejtues të industrisë së teknologjisë dhe turne në fabrika, me synimin për të hapur mundësi të reja investimi dhe turizmi drejt Nju Jorkut. “Gjatë qëndrimit në Shqipëri, kryebashkiaku do të zhvillojë takime me kryeministrin Rama dhe liderë ekonomikë për të ndërtuar...