Mediat serbe “masakrojnë” Vuçiçin, institucionet janë duke marrë fund, ja pse regjimi nuk duhet të mbijetojë

Mediat serbe “masakrojnë” Vuçiçin, institucionet janë duke marrë fund, ja pse regjimi nuk duhet të mbijetojë

Marsela SHYTIA Regjimi i Aleksandër Vuçiçit, përmes një sërë lëvizjesh në nivel lokal dhe shtetëror, po i shemb gjithnjë e më hapur institucionet, duke i mbytur zërat kritikë dhe duke përhapur represionin, nga pengimi i punës së kuvendeve dhe vendimeve gjyqësore, përmes presionit mbi gjyqësorin, kujdesin shëndetësor, arsimin dhe kulturën, deri te largimi i drejtpërdrejtë nga rruga evropiane. Nëse regjimi mbijeton, një situatë e tillë së shpejti mund të bëhet jeta e përditshme e qytetarëve serbë, shkruan media serbe “Nova.rs”, kritike ndaj qeverisë. Profesori i Fakultetit të Drejtësisë, Bojan Pajtiç, paralajmëron se Serbia nuk do të mbijetojë nëse regjimi i Aleksandër Vuçiçit mbetet në pushtet, sepse institucionet dhe sundimi i ligjit praktikisht nuk ekzistojnë, dhe krimi dhe paligjshmëria dominojnë. Ai thekson se është e kotë...