Vrasja e gjyqtarit ngre në këmbë politikën, drejtësinë dhe ndërkombëtarët, “ndizet” alarmi për sigurinë e gjyqtarëve…

Vrasja e gjyqtarit ngre në këmbë politikën, drejtësinë dhe ndërkombëtarët, “ndizet” alarmi për sigurinë e gjyqtarëve…

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit solli ditën e djeshme reagimet e krerëve më të lartë të shtetit, politikës dhe institucioneve të drejtësisë. “Një atentat makabër”, e cilësoi presidenti i Bajram Begaj, i cili tha se ky sulm i tmerrshëm ndaj gjyqtarit të shquar dhe ndaj drejtësisë duhet të përballet nga gjithë shoqëria me përbuzjen dhe mospajtimin më të thellë. “Jam thellësisht i tronditur dhe dënoj me gjuhën më të ashpër aktin e pa tolerueshëm të vrasjes në krye të detyrës të gjyqtarit Astrit Kalaja. Ky sulm i tmerrshëm ndaj gjyqtarit të shquar, por edhe ndaj drejtësisë si të tillë, duhet të përballet nga gjithë shoqëria me përbuzjen dhe mospajtimin më të thellë, sepse ky akt është atentat makabër ndaj vetë sistemit,...