Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Dashnorët e kandidatit jopolitik/ Alfred Lela: Duhet të na e dini për nder që iu zgjodhëm Florin
Alfred Lela, i cili propozoi Fatos Lubonjën si kandidat për Bashkinë e Tiranës, thotë se tani duhet t’ua dimë për nder, që zgjodhën Florian Binajn, pasi kanë sakrifikuar duke mos zgjedhur kandidat nga PD-ja. Sipas tij, askush nuk duhet t’i kërkojë më llogari Sali Berishës dhe PD-së. “Flor Binaj, nje kandidat edhe per ata qe donin te ishin vete! Në lidhje me parapëlqimin personal për kandidatin e Tiranës, kam qenë publik dhe i hapur, por fakti se nuk fitoi ‘kandidatura ime’, nuk më bën aspak të verbër para asaj se çfarë është kandidatura që u është nisur për konsideratë partive opozitare. Para së gjithash, Florian Binaj është një djalë i mirë, dikush të cilin nuk mund ta akuzosh për kurrfarë shkelje, etike, morale apo ligjore....