Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Detektorët pikasën armën’, policia zbardh vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Punonjësi i sigurisë nuk…
Zbardhet e plotë dinamika e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Gjykatën e Apelit Tiranë, ku u vra me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja. Policia ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka arrestuar tre persona të përfshirë në këtë ngjarje tronditëse. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, ngjarja ndodhi më 6 tetor, rreth orës 15:35, në sallën nr. 3 të gjykatës. Gjyqtari Astrit Kalaja, i cili po shqyrtonte një çështje civile me objekt kundërshtimin e veprimeve përmbarimore, u qëllua për vdekje nga shtetasi Elvis Shkambi, 30 vjeç, menjëherë pasi shpalli vendimin. Njoftimi: Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë Përmbyllen veprimet hetimore lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 06.10.2025, ku rreth orës 15:35, u vra me armë zjarri gjyqtari A. K., nga shtetasi E. Sh., brenda...