Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, pezullohen të gjitha seancat në Apel. Arrestohet edhe xhaxhai i autorit dhe roja i sigurisë
Sot do të pezullohen të gjitha gjyqet në Gjykatën e Apelit. Burime thonë se pritet të hidhet shorti vetëm për 12 masa sigurie, pasi iu mbaron afati. Të 12 masat i kishte gjyqtari që u vra sot brenda sallës së gjyqit. Astrit Kalaja ishte në trupë gjykuese së bashku me Gilda Hoxhën dhe Enkelejda Bajon. Këtë e konfirmon në dëshminë e saj edhe sekretarja që ishte e pranishme. Ndërkohë Policia ka arrestuar edhe Gjon Shkambin, xhaxhain e autorit që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja. Ai akuzohet për vrasje në bashkëpunim. Gjithashtu, në pranga ka rënë edhe roja i sigurisë së Gjykatës së Apelit. Autori, Elvis Shkambi, qëlloi ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja pas shpalljes së vendimit për një konflikt pronësie, duke plagosur edhe dy persona të tjerë....