Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Florjan Binaj foto me Ramën e Veliajn, Blushi: Nuk kishim kandidat më të mirë për Tiranën
Partia e Lirisë e mbështet kandidaturën e Florjan Binajt, të propozuar nga Sali Berisha për zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha se Binaj si kandidaturë është “ilaçi” më i mirë i shërimit të Tiranës nga korrupsioni. Ai deklaroi se kandidatja e Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu, do të marrë një rezultat zhgënjyes në kryeqytet. “Partia e Lirisë e mbështet qartësisht këtë kandidaturë. Është një kandidaturë që në vlerësimin tonë është ilaçi më i mirë i shërimit të Tiranës nga korrupsioni dhe inkriminimi përballë një kandidature të kthyer në simbol, jo vetëm të korrupsionit galopant, por një kandidat që mund të jetë jo kandidate për kryetare bashkie, por një kandidate për krime kundër njerëzimit. Ka qenë ministrja...