Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sot, dy vite nga sulmi i Hamas në Izrael! Vijojnë negociatat në Egjipt, Trump: Ka shanse për një marrëveshje paqeje
Sot shënohen dy vjet që kur Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë 1,200 izraelitë dhe duke marrë peng më shumë se 250 persona, por asnjë përkujtim zyrtar nuk do të zhvillohet deri javën tjetër. Izraeli zakonisht i feston ditët kryesore përkujtimore sipas kalendarit hebraik. Prandaj, Dita zyrtare Kombëtare e Përkujtimit për 7 tetor është caktuar për 24 Tishrei sipas kalendarit hebraik, i cili këtë vit bie më 16 tetor. Ceremonia zyrtare shtetërore do të zhvillohet në atë datë në malin Herzl në Jerusalem. Familjet e viktimave do të vizitojnë vendin e sulmit dhe do të mbajnë një minutë heshtje, sipas AFP-së. Hamasi dhe grupe të tjera militante ende mbajnë 48 pengje, 20 prej të cilëve besohet se janë gjallë. Ndërsa sonte do të zhvillohet një koncert...