“Binajn s’do e votojnë të gjithë demokratët”, Balliu: Berisha e ka kthyer PD-në, në Portokalli!

“Binajn s’do e votojnë të gjithë demokratët”, Balliu: Berisha e ka kthyer PD-në, në Portokalli!

Juristja Alesia Balliu, u shpreh se Berisha edhe me Flor Binaj sërish është humbës. Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, tha se Partia Demokratike gjithnjë e më shumë po shkon drejt mbylljes. Për zgjedhjet e 9 nëntorit, sipas saj PD nuk ka një kandidat, pasi shton se nëse Berisha do të donte bashkimin e demokratëve do të bënte një tryezë dhe me një kandidat të përbashkët. Por siç nënvizoi Balliu, Berisha zgjodhi një figurë që ta ketë nën kontroll. “Ajo që do Berisha është humbësi i radhës. Nuk do hapjen e Partisë Demokratike. Flori do të marrë përsipër humbjen e radhës së Partisë Demokratike. Nga një anë kemi Ramën që ka vënë një personazh politik, ndërsa Berisha ka vënë kopjen dhe...