Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Sulmi i Hamasit, analiza nga CNN: Pse Izraeli nuk e përkujton zyrtarisht 7 Tetorin sot?
Ndërsa në Izrael sot përkujtohet përvjetori i dytë i sulmit të përgjakshëm të 7 Tetorit 2023 nga Hamasi, nuk ka një ceremoni zyrtare shtetërore për këtë ditë, dhe kjo është një zgjedhje e qëllimshme, analizon CNN. Izraeli i përkujton zakonisht datat historike sipas kalendarit hebraik, dhe për këtë arsye Dita Kombëtare e Përkujtimit për 7 Tetorin është caktuar më 24 Tishrei, e cila këtë vit përkon me 16 Tetor 2025. Në atë ditë do të mbahet ceremonia zyrtare në Malin Herzl, në Jerusalem, me praninë e zyrtarëve më të lartë të shtetit. Një tjetër arsye është se 7 Tetori i këtij viti përkon me festën hebraike të Sukotit, ndaj shumë aktivitete përkujtimore janë mbajtur më herët ose janë shtyrë. Megjithatë, sonte pritet që mijëra izraelitë...