Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Diell, vranësira dhe temperatura deri në 20 gradë Celsius, parashikimi motit për sot
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e sotme, do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, i shoqëruar me vranësira të herëpashershme, sidomos në zonat malore verilindore dhe lindore. Në këto zona nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara shiu dhe borë në lartësitë e mëdha. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat minimale, duke zbritur deri në 3°C në zonat malore, ndërsa maksimumet do të ngjiten deri në 20°C në ultësirën perëndimore dhe zonat jugore të vendit. Vlera mesatare e temperaturës maksimale pritet të luhatet rreth 19-20°C, ndërsa minimalja do të variojë nga 3°C në verilindje deri në 14°C në Tiranë dhe zonat bregdetare. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me...