Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Akti i ri normativ ‘trondit’ ndërtuesit, gjoba milionëshe dhe konfiskim objekti për shkelësit
Nga konfiskimi i deri në 10% të sipërfaqes ndërtimore për punime pa leje apo me tejkalim të kushteve të lejes së ndërtimit, deri te gjoba maksimale prej 2 milionë lekësh për ndërtimet pa leje në zonat bregdetare këto janë disa nga masat e reja të parashikuara nga qeveria për të disiplinuar ndërtimet në vend. Masat ndëshkuese janë miratuar përmes Aktit Normativ Nr. 8, datë 1.10.2025, i cili sjell ndryshime në ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” dhe në ligjin “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme”. Aktet janë botuar tashmë në Fletoren Zyrtare, duke hyrë në fuqi menjëherë. Sipas ndryshimeve të reja, nëse në një objekt evidentohen punime pa leje apo tejkalime mbi 2% të sipërfaqes së përgjithshme ndërtimore...