Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Misteri i vrasjes së pronarit grek dhe punonjësit shqiptar, krimi ndodhi në prani edhe të personave të tjerë! Pistat e hetimit
Një ngjarje e rëndë që ndodhi dy ditë më parë në Foinikounta të Mesinisë në Greqi, vijon të tronditë opinionin publik dhe të mbajë në gatishmëri autoritetet. Dy burra, pronari grek i një kampingu dhe punonjësi i tij shqiptar, u qëlluan për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e së dielës, në një akt ekzekutimi të pastër. Autori i krimit mbetet ende në arrati dhe motivet e vrasjes së dyfishtë mbeten të paqarta. Policia greke po vijon hetimet në disa pista, duke mos përjashtuar as motive personale, as skenarë më kompleksë që mund të lidhen me interesa të tjera, raporton Protothema. Sipas të dhënave zyrtare, autori ka hyrë në kamping me një skuter, duke e lënë motorin ndezur. Ai ka qëlluar për vdekje dy burrat me një...