Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Vrasja në Apel/ ‘Le Monde’: Në Shqipëri janë regjistruar 213 incidente me armë vetëm në 6 muaj
Një gjykatës i Gjykatës së Apelit në Tiranë u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit të hënën më 6 tetor nga një burrë që po dilte para tij dhe më pas u arrestua shpejt, njoftoi policia shqiptare. Astrit Kalaja po kryesonte seancën kur ky person nxori një armë dhe qëlloi ndaj tij. “I transportuar urgjentisht në spital, gjykatësi ndërroi jetë rrugës për shkak të plagëve,” sqaron policia në një komunikatë. Një baba dhe djali i tij, të përfshirë në çështje, u plagosën dhe u shtruan në spital, por jeta e tyre nuk rrezikohet. Sipas medias lokale, autori i të shtënave, që po dilte për një çështje pronësie, deklaroi se kishte hapur zjarr sepse “po humbiste” gjyqin e tij. “Kjo agresion kriminal kërkon pa dyshim...